Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI mbajti tubim në komunën e Studeniçanit
04.10.2021 14:15
Ndërtimi dhe rinkostruimi i rrugëve, sigurimi i ujit të pijshëm, lidhje direkte me koridorin 10...

Ndërtimi dhe rinkostruimi i rrugëve, sigurimi i ujit të pijshëm, lidhje direkte me koridorin 10, ndërtimi dhe rikonstruimi i sallave sportive, përkrahje financiare e klubeve sportive si dhe themelimi dhe përkrahje e një shoqate kulturore artistike, janë vetëm disa nga projektet që do të realizohen në 4 vitete e ardhëshme në Komunën e Studeniçanit. Këto janë vetëm nga disa përmtimet që u zotua se do t’i realizojë kandidati për kryetar komune nga radhet e BDI-së Ejup Abazi. Ai u shpreh se ka vullnetin dhe gatishmërinë për të qenë kryetar në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke pasur prioritet realizimin e projekteve cilësore.
“Ujë të pijshëm për të gjitha vendbanimet, duke filluar prej përfundimit dhe lëshimit në përdorim të projektit të ujësjellësit në fshatin Studeniçan që është stërzgjatur me vite të tëra. “Agjenda e gjelbër” parasheh në infrastruktur monderne. Ndërtimi i rrugës numër 5 në Studeniçan, rrikonstruimi i rrugës nr 2. Komuna jonë do të ketë lidhje direkte me koridorin 10 ku do të hapet mundësia për investime në komunën tonë.”, tha Ejup Abazi, kandidat për kryetar komune.
Abazi thotë se “Agjenda e blertë” do të thotë edhe ambient i pastërt jetësorë, prandaj zotohet se do të ndërtoj shtratin e lumit në fshatin Studeniçan, do të fillojnë projektimin e shtratit të lumit të Markut. Ai shprehet se vendi do të pastrohet nga deponitë e egra, ndërsa do angzhohen që deponia Drislla t’i trajtojë mbeturinat sipas gjitha standardeve. Rinia e Karshiakës ka vizion të qartë dhe ata kanë ide se si duhet të duket komuna e tyre në vitet e ardhshme. Ata gati se na tejkalojnë me kërkesat e tyre për një arsim cilësor, ata dëshirojnë të jenë konkurentë me moshatarët e tyre në dije dhe në shkencë është shprehur Abazi. Prandaj ai ju premtoi se dyert e komunës do të jenë të hapura gjithmonë për rininë, do t’i dëgjojë idetë dhe vizionet e tyre për komunën dhe do të ndërmarrin gjithçka që është e mundshme për t’i jetësuar idetë dhe planet e karshiakasve.
Kryetari i integristeve Ali Ahmeti, para banorëve të Studeniçanit, elaboroi arsyet se pse duhet votuar Bashkimi Demokratik për Integrim duke theksuar se janë 19 vite punë nga kuadro profesionale dhe të dëshmuar me dijen e tyre, duke potencuar edhe përkrahjen maksimale për Ejup Abazin dhe kandidatët për këshilltarë në Komunën e Studeniçanit.
“Të ecim përpara dhe të ndërtojmë dhe forcojmë paqen, stabilitetin, sigurinë. Të jemi të suksesshëm në luftë kundër krimit dhe korruspionit dhe të gjitha çështjeve tjera të shëmtuara. Këto janë detyrimet tona që ne i kemi para qytetarëve për një jetë më të mirë, më të sigurt dhe më të begatë. Prandaj jeni të sigur që te ky numër tre ka shumëçka, te 3 është ardhmëria.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Unë si njëri nga qytetarët e këtij vendi, si njëri nga pjesëtarët e këtij populli po ju drejtohem me përgjegjësinë më të lartë sepse vota është e shenjtë, drejtimi i komunës, i vendit dhe i shtetit është përgjegjësi moral e kombëtare u shpreh Ahmeti. Ai shtoi se jo rastësisht po paraqesin “Agjendën e blertë”, sepse është kërkesë dhe hap i kohës, pasi që në këtë vend duhet të gjithë të punojnë dhe të lënë anash paragjykimet. Ky vend është në prag të anëtarësimit në BE edhe një hapërim duhet ta bëjmë”tha mes tjerash kreu i BDI-së Ali Ahmeti.
SANIJE DURAKU
