Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASH-AAA, prezentojnë programin për Tetovën

04.10.2021 14:39

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për qytetin e Tetovës Vullnet Murseli...

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për qytetin e Tetovës Vullnet Murseli ka prezentuar para banorëve të Tetovës, programin e tij dhe mënyrën se si do ta qeverisë pushtetin lokal nëse fiton besimin e tyre. Ai të pranishmive u premtoi një qytet ku do të mbizotrojnë idetë e freskëta, vizionare transformuese, zhvillimore dhe gjithpërfshirëse. Sipas tij e ardhmja e Tetovës do të jetë me studentë dhe të ri që kanë ambicie për punë për rritjen e standardeve jetësore dhe për zhvillim teknologjik.
 
“Në vizionin tim qytetarët do të jenë bartës kryesorë të ndryshimeve kapitale teksa Tetovën do ta shëndrrojmë në një qendër të rëndësishme rajonale” tha Murseli. Tetova ka nevojë për një plan gjeneral urbanistik dhe strategji të qartë për zhvillim socio-ekonomik ndërsa administrata të jetë e aftë që të mirëpret qytetarët dhe të ofrojë zgjidhje dhe përgjigje për të gjitha shqetsimet e qytetarëve në mënyrë që qytetarët të rifitojnë besimin e humbur te komuna e tyre,". shtoi Murseli.
 
“Është momenti që Tetova të bëhet qytet i organizuar mirë i pastër dhe modern. Së bashku me ekipin tim synojmë që ta shmangim politikën nga menaxhimi lokal dhe të orientojmë të gjitha kapacitetet që ka qyteti ynë në drejtim të zhvillimit dhe përparimit të gjithmbarshëm shoqërorë. Do të bëhemi sytë dhe veshët të cilët do të dëgjojë probemet, nevojën dhe pritshmëritë e qytetarëve.”, tha Vullnet Murseli, kandidat për kryetar të komuëns së Tetovës, ASH-AAA.
 
Ndërkohë bartësi i listës së koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Muzafer Etemi duke ftuar tetovarët që të mbështesin ofertën e tyre tha se ata i pret shum punë nëse fitojnë mandatin. Ai u shpreh i bindur se do ta fitojnë Tetovën pasiqë siç tha ai duam ta bëjmë më të mirë për fëmijët tanë. Në fjalimin e tij ai u përqëndrua në kujdesin e qeverisjes lokale për ambijentin për ta kthyer tetovën në një qytet të pastër. Ai premtoi se qeverisja e tyre lokale do të investojë në këtë drejtim me qëllim që ta përmirësojnë këtë gjndje.
 
“Një ndër problemet e shumta që ka Tetova është papastërtia, qyteti i Tetovës ka qenë qytet i pastër të gjithë e dijmë, këtu ndoshta ata më të rinjët ndoshta nuk e dijnë por qyteti ka qenë i pastër.Nga qeverisja e tanishme qyteti jonë është shëndërruar në deponi mbeturinash dhe kjo është turp për të gjithë ne, ndërkaq ne do ta rregullojmë këtë po ju japim fjalën. Kryetar i ardhshëm unë do të jem njëri ndër njerëzit që do të luftojë në këtë drejtim që qyteti jonë të jetë i pastër.”, tha Muzafer Etemi, bartës i listës së këshilltarëve në Tetovë-ASH-AAA.
 
Kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Aletrnativa premtuan edhe investimev në hapsira të gjelbërta dhe parqe për qytetin e tetovës. Ata thanë se planifikojnë që të kryejmë investime te vendbanimi, dy bredhat qyteti i vjetër, biblioteka e vjetër, Xhamija e sahatit, parku i gruas, në varrezat myslimane në Tetovë, varrezat orthodokse. Ata gjithashtu premtuan ndërtimin e parqeve urbane në rrugën 160-të dhe rrugën 161, si dhe në bllokun 70-të dhe bllokun 82.
 
NAIM RAMADANI