Maqedoni

Skrining-u në shkolla, Filipçe: Do të testohen të gjithë nxënësit e shkollave

04.10.2021 14:50

Nga java e ardhshme në pajtim me prindërit, të gjithë filloristët nga klasa e parë deri në kalsën e nëntë...

Nga java e ardhshme në pajtim me prindërit, të gjithë filloristët nga klasa e parë deri në kalsën e nëntë, si dhe të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do t`u nënshtrohen testeve për COVID-19, theksoi ministry I shëndetësisë Venko Filipçe. Planifikohet që skriningu të zgjasë 5 ditë dhe në nivel ditor të testohen rreth 800 fëmijë. Testimi nga ana e ekipeve mobule do të blëhet gjatë orëve të mësimit, ndërsa numri I përgjithsëm I nxënësve të cilët do nënshtrohen skriningut do të aarijë në 8200, thotë Filipce. 
 
“Nxënësit do të zgjidhen rastësisht nga regjistri E-Ditari, kurse prindërit duhet të nënshkruajnë pajtimin për pjesëmarrje të testimit të fëmijëve. Nëse dikush nga prindërit refuzojnë, do të ketë mostër zëvendësuese me të cilën bëhet përzgjedhja e fëmijës tjetër për testim.”, tha Venko Filipçe, minsitër i Shëndetësisë.
 
Dozen e tretë të vaksinës mund ta marrin të gjithë qytetarët të cilët kanë shprehur interesmim për tu vaksinuar pavartësisht a janë përfshirë në kategorinë e qytatrëve të obliguar për tu vaksinuar me dozen e tretë, ka deklaruar Filipcwe. Në vend, gjithsej 789,802 persona janë vaksinuar, ndërsa 734,023 qytetarë janë rivaksinuar. 329 persona kanë marë dozen e tretë në vend. 
 
“Dozën e tretë te vaksinës mund t'i jepet sicilit qytetarë tjetër pavarësisht moshës dhe nëse ata kanë apo jo sëmundje të tjera kronike, të cilat janë në rrezik të konsiderueshëm për shkak të rritjes së kontakteve varësisht nga lloji i punës, vendi dhe rreziku e shtuar për infektime eventuale.”, tha Filipçe.
 
Filipçe thotë se situata me infektimet e reja me Covid 19, është e qetë dhe stabile, ndërsa numrat po shënojnë ulje. Edhe pse nuk ka protokolle për mbajtje të maskave në hapësira publike, Filipëe fton qytetarët për kujdes dhe rrespektim të protokolleve, dhe mbajtjen e maskave sidomos gjatë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore.  
 
REJHANE BUSHI METAJ