Kulturë

Hapet konkursi vjetor për projekte në kulturë, për herë të parë aplikohet mënyra online

04.10.2021 15:16

Nga 4 Tetori deri më 6 Nëntor do të jetë I hapur afati për aplikim në konkursin vjetor....

Nga 4 Tetori deri më 6 Nëntor do të jetë I hapur afati për aplikim në konkursin vjetor për përkrahje të projekteve në interes nacional të kulturës për vitin 2022. Afati I paraqitjes është zgjatur këtë vit, pasiqë për herë të parë aplikohet mënyra online e konkurimit, theksoi Ministrja e Kulturës Irena Stefovska. 
 
“Me këtë mënyrë të aplikimit përshpejtohet I gjithë procesi, që nga paraqitja e deri në përgatitjen e vendimit. Të nënvizoj, se me mbylljen dhe dërgimin e fletëparaqitjes çdo shfytëzues automatikisht merr numër arkivor në email adresën e tij. Me këtë shmangim tollovinë para arkivit të Ministrisë së Kulturës, dërgesën fizike të dokumenteve dhe ç ka rëndësi të theksuar, koha për evaluimin e aplikacioneve të dorëzuara shkurtohet për dhjetra mijëra orë punuese. Ose në gjithë procesin shkurtohen 2 muaj për shkak të dorëzimit të deritanishëm në dorë.”, tha Irena Stefovska, Ministre e Kulturës.
 
I rëndësisë tjetër mbetet fakti se mënyra elektronike e aplikimit do të eliminojë mundësinë e keqpërdorimit pasiqë pas përmbylljes së aplikimit nuk ka mundësi të shtimit apo heqjes së dokumenteve shtoi Stefovska. 
 
LEONORA KALIQI