Maqedoni
UT, fillon vitin akademik me prani fizike, UEJL regjistron drejtime të reja studimore
04.10.2021 15:28
Studentët e Universiteti të Tetovës filluan vitin akademik 2021/22....

Studentët e Universiteti të Tetovës filluan vitin akademik 2021/22.
Prorektori për arsim Reshat Qaili tha se ligjeratat në UT këtë vit akademik kanë filluar me prani fizike të studentëve, duke uruar që kështu të vazhdijë deri në fund pa asnjë komplikim. Ai ka shtuar se interesimi i të rinjëve për të ndjekur mësimet në UT është i lart, psi UT ofron studime cilësore dhe diploma të pranuara edhe jashtë vendit, kuadro të kualifikuara në bazë të përgatitjes profesionale.
“Interesimi i studentëve të rinj për t’i vijuar studimet në UT është për t’u përshëndetur. Ne lëmë pas një vit dhe e fillojmë një vit të ri akademik. Në auditorët tanë ligjëratat do t’i fillojmë me prezencë fizike dhe urojmë që të mos kemi nevojë të aplikojmë forma dhe variante të tjera të ligjërimit.”, tha Reshat Qaili, pro-rektor për arsim.
UEJL vitin alademik e ka filluar dy javë më parë tha Rektori Abdylmenaf Bexheti, që sipas tijë këtë vitë universiteti i UEJL deri më sot ka pranur mbi 1050 student në tre ciklet studimore. Risit e UEJL për studentet sipas Bexhetit janë konform kërkesës dhe nevojës së tregut të punës.
“Ne vitin akademik e kemi filluar pakë me herët se universitetet tjera.Viti i sivjetëm është vit më i sukseshëm se vitin e kaluar me pranime. Deri më sot,ku edhe kemi paraqitur afatin e tret të konkursit kemi pranuar mbi 1050 student të ri aplikant,flas në të tre ciklet.Nësë shikojm ciklin deridiplomik kemi një rekord, një rritje sot për sot deri më 15% më shume se vitin e kaluar. Sigurisht ka ndikuar programet e reja dhe ofertat e reja akademike e sigurisht edhe fondi o bursave.”, tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL.
Këtë vit akademik të gjitha universitetet shtetërore dhe ato private studimet dhe ligjeratat I kane filluar me prani fizike, duke rrespktuar masat dhe protokollet anti Covid.
VISAR SADIKI
