Maqedoni

Kumanovë, dislokohet pika e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit

04.10.2021 15:40

Pas numrit të shtuar të të prekurve nga Covid-19, Kumanova me 1018 raste aktive sërish rradhitete dyta..

Pas numrit të shtuar të të prekurve nga Covid-19, Kumanova me 1018 raste aktive sërish rradhitete dyta, menjëherë pas Shkupit. Andaj edhe e kuptueshme është që ditëve të fundit të rritet edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim si dhe për aplikimin e dozës së tretë të vaksinës, tek qytetarët e moshës mbi 60 vjeç si dhe tek personeli mjeksor.

“Procesi i vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë vazhdon pa ndërprerë. Informoj qytetarët se punkti i vaksinimit është i zhvendosur në Shtëpinë e shëndetit në Kumanovë. Momenatlisht është duke u aplikuar vaksina Pfizer dhe Astra Yeneca për personat mbi 60 vjeç, si dhe vazhdon rivaksinimi me vaksinat Pfizer, Sinovak dhe Astra Zeneca. Përveç aplikimit të dozës së parë dhe të dytë, tani kemi interes edhe për aplikimin e dozës së tretë tek qytetarët mbi 60 vjeç dhe tek personeli shëndetësorë. Deri më tani në rajonin e Kumanovës janë aplikuar mbi 80 mijë vaksina.”, tha dr. Monaliza Mehmeti nga “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë.
 
Deri më tani në rajonin e Kumanovës gjithsej janë aplikuar mbi 80 mijë vaksina edhe atë, Pfizer, Astra zeneca, Sinovak dhe Sinofarm. Por ky numër në bazë të interesimit pritet që të shënojë ngritje evidente. Ndërkohë që nga Shtëpia e Shëndetit Likovë, njoftojnë opinionin dhe të gjithë ata persona që kanë pranuar dozën e parë të vaksinës në qytetin e Kumanovës, tani dozën e dytë mund ta pranojnë në Likovë në palestrën e sporteve në shkollën fillore "Dituria" Likovë, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe grumbullimit para pikave të vaksinimit.
 
FATLUM AQIFI