Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2021, Dimitrievski premton qendër tegëtare për zanatçinjtë në Kumanovë

04.10.2021 15:51

Maksim Dimitrievski nga Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë”...

Maksim Dimitrievski nga Iniciativa qytetare “Për Kumanovën tonë”, premton ndërtimin e një qendre tregëtare vetëm për zanatçinjtë.
 
“Do të krijojmë mundësinë për ndërtimin e një kompleksi afarist të ri, që do të jetë i dedikuar tërësisht për një pjesë të zanatçinjve të qytetit të Kumanovës. Për ta do të ndërtojmë një qendër tregëtare për shitjen e prodhimeve të tekstilit dhe industrisë së këpucëve që ekziston në qytetin tonë. Vetëm kështu , në mënyrë plotësuese ne do të arrijmë të brendojmë qytetin tonë, si një qytet që prodhon këpucë e tekstil cilësor. Vetëm kështu, prodhuesit më lehtë do të mund të plasojnë prodhimet e tyre në një vend të vetëm”, tha kandidati nga I. Q. “Për Kumanovën tonë”, Maksim Dimitrievski.