Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM prezanton programin për Tetovën

04.10.2021 15:59

LSDM ka vazhduar fushatën zgjedhore me prezantimin e programit dhe kandidatin e tyre për kryetarë në Komunën e Tetovës...

LSDM ka vazhduar fushatën zgjedhore me prezantimin e programit dhe kandidatin e tyre për kryetarë në Komunën e Tetovës. Tetova është vend ku secili mund të ketë ajër dhe rrethinë me të pastër, rrugë dhe trotuare të ndërtuara, dhe këto do të jenë prioritetet kryesore në katër vitet e ardhëshme tha kandidati për kryetarë Komune nga radhët e LSDM-së, Hamdi Elezoviq. Paralajmëroi zgjidhjen e problemit me hapsirat e parkimit dhe rregullimin e komunikaconit. Tha se qytetarët kanë humbur shumë kohë dhe kanë lëshuar shumë shanse përderisa dikush luan me jetët e tyre. Gjërat duhet të ndryshojnë për mirë dhe e gjithë kjo varet prej Tetovarëve tha Elezoviq para të pranishmive. Premtoi lidhjen e qytetit me gazifikim, arsimim më të mirë,shëtitore, zgjidhjen e problemit me deponitë e egra.
 
“Më e mira për Tetovë. Ofrojmë Tetovë më të pastër me ndërtimin e deponisë rajonale, standardizimin e deponisë Rusino, dislokimin e stacionit aktual të stërngarkuar, vendosjen e kontenjerëve nëntokësorë, organizimin e mbledhjes së rregullt të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat publike rrugët dhe parqet. Arsim të përforcuar me angazhim ndaj secilës shkollë. Komuna duhet të investojë në kushte më të mira për çdo nxënës.”, tha Hamdi Elezoviq, kandidat për kryetar të Tetovës- LSDM.
 
Hamdi Elezoviq ka ekip dhe vision, ka program konkret që garanton përparim dhe zhvillim edhe më të madh ekonomik për Tetovën tha Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Si deri më tani, edhe më tutje Qeveria do të ndihmojë për këtë qytet ndërsa në program, janë cekur projete reale dhe të realizueshme si dhe shumë investime të mëdha të cilat do të sjellin mundësi të reja zhvillmim të përshpejtuar ekonomik. Njëri ndër projektet më të mëdha është zhvillimi i Qëndërs për skijim në Kodrën e Diellit si dhe projekt për ujrat e zeza në Tetovë tha Zaev.
 
“E kemi destinacionin më unikat në Europë, ku në nënqiellin e Qendrës së skijimit ndodhet një qytet i madhë. Gjithkund në botë janë vetëm mjedisë rurale. Do të ndërtojmë qëndër skijimi të kompletuar, me më së paku tre hotele me brend ndërkombëtarë me në krye Kempinskin. Gjithsej investimi është 100 milion euro ndërsa do ta ndërtojë përmes rrugës së investimit strategjik kompanija më e madhe Evropiane.”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
 
Projektet nënkuptojnë jetë për Tetovën dhe këto janë edhe synimet  tona, tha Zaev. Para të pranishmive u drejtua edhe bartësi i listës së këshilltarëve , Ilija Dimitrievski. Theksoi se synojnë që Tetova të jetë qytet për jetë të denjë për të gjithë. Tha se do të ketë qytet të gasifikuar, i cili do të mundësojë qasje deri tek energjia e sigurtë dhe moderne. Prioritet do të jetë edhe rritja e hapësirave të gjelbërta si dhe zhvillim urban më të mirë për qytetin, shtoi Dimitrievski.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI