SHBA, drejtori Brennan e mbron Agjencinë CIA

12.12.2014 11:46

Drejtori i CIA-s, John Brennan, ka thënë se metoda të paautorizuara dhe në disa raste të neveritshme janë përdorë kundër të dyshuarve terroristë....

Por, Brennan ka vlerësuar se CIA “në mënyrë të drejtë i ka bërë shumë gjëra” në kohën kur “nuk ka pasur përgjigje të lehta”.

Këto komente u bënë në konferencën për gazetarë në Uashington, mbrëmë vonë, dy ditë pas publikimit të raportit të Senatit të Shteteve të Bashkuara, sipas të cilit, CIA e ka kequdhëhequr Shtëpinë e Bardhë dhe opinionin lidhur me torturën e të arrestuarve, pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ka vepruar në mënyrë më brutale se sa që e ka pranuar.

Brennan, tha se në një numër të kufizuar të rasteve, oficerët e Agjencisë CIA kishin përdorë “teknika hetimore, që nuk ishin të autorizuara, me ç’rast ato ishin të neveritshme dhe do të ishte e drejtë të refuzoheshin”.

Por, shefi i Agjencisë CIA theksoi se “pjesa më e madhe e oficerëve të involvuar në program në Agjencinë CIA i kanë kryer përgjegjësitë e tyre në mënyrë lojale dhe në harmoni me ligjin”.