Maqedoni

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Zaev: Presim porosi të qartë pro zgjerimit

04.10.2021 16:14

Vendet e Ballkanit Perëndimor presin në ankth vendimet e Samiti të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Slloveni....

Vendet e Ballkanit Perëndimor presin në ankth vendimet e Samiti të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do mbahet në Slloveni. Kreu i Qeverisë, Zoran Zaev, pret porosi të qartë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE dhe se për këtë është i përgatitur Unioni Evropian, konformë të gjitha hapave që duhet të bëjë çdo vend përkatës. Siaps tij vetëm një porosi e tillë mund të mënjanojë demotivimin e vendeve aspirante për anëtarësim në Union.

“Gjithsesi pritjet tona janë se porosia e fortë që presim nga BE përmes liderëve të përfaqësuar në Këshllimin Evropian do ta përcjellin për Ballkanin Perëndimr si porosi të fuqishme dhe motivuese për vazhdimin e fokusit maksimal të BE-së ndaj Integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Kemi lëvizje positive në bisedime 
 
Vendi vazhdon përpjekjet me palën bullgare për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe heqjen e vetës bullgare. Zaev thotë se është shënuar përparim në këtë process. 
 
“Kemi lëvizje positive në bisedimet mes përfaqësyesve të MPJ, por kjo është thjesht përafrim poztiv. Shpresoj që periudha tetor, nëntor dhe dhjetor do të shfrytëzohet maksimalisht për punë me përkushtim në aspektin pozitiv për gjetjen e zgjidhjes. Bëhet fjalë për udhërëfyesin, që nënkupton marrjen e detyrimit nga të dy palët për avansimin e efikasitetit në bashkëpunim konformë marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.”, tha Zaev.      
 
Pavarësisht luhatjeve të disa shteteve anëtare në Bashkimin Evropian në kontekst të zgjerimit, Zaev pret që në Samitin e ministrave në dhjetor procesi i zgjerimit të zhbllokohet dhe Maqedonia e Veriut sëbashku me Shqipërinë edhe formalisht të fillojnë negociatat për anëtarësim. Ndryshe, me rekomandim të Komisionit Evropian, Këshilli Evropian ka dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave që vitin e kaluar por kjo nuk ndodhi për shkak të vetos bullgare. 
 
SHPËTIM NUREDINI