OEM: Çmimet e produkteve bazë mund të rriten deri 50%
Në tre muajt e ardhshëm....

Në tre muajt e ardhshëm, çmimet për produktet ushqimore bazë në vend pritet të rriten nga 40 deri në 50 %.
Nga Oda e Ekonomisë kërkojnë takim urgjent me zyrtarët qeveritarë në mënyrë që të zbusin rritjen enorme të çmimeve që pritet të godasë qytetarët deri në vitin e ri. qytetarët blejnë ushqime më të shtrenjta nga 5 deri në 10 për %.
“Zëvendëskryeministri Bytyqi njoftoi masa të reja për të mbrojtur konsumatorët. Nëse mendoni për ngrirjen e çmimeve si vitin e kaluar, do të jetë katastrofike dhe do të çojë në humbje kompanitë. Vitin e kaluar, çmimet e produkteve të caktuara vendore ishin ngrirë, ndërsa ato të importit jo, gjë që u shkaktoi dëme të mëdha kompanive vendas. E gjithë industria ushqimore po i kërkon Qeverisë që ta ndihmojë atë që të jetë në gjendje të funksionojë, dhe konsumatorët të mbrohen” – tha Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike.
“Do të ketë rritje çmimesh, por sa do të jenë, sigurisht që mund të ndikojmë këtu. Rritja e çmimit të produkteve të mishit pritet të jetë 15 % sa në tregjet globale, por mund të jetë edhe më shumë, 30-40 % nëse vendi vazhdon të injorojë mbështetjen. Pra, varet nga shteti se cilat do të jenë rritjet e çmimeve” – deklaroi Goce Trajçev.
OEM: Qeveria të merr masa të nevojshme
Nga OEM kërkojnë nga qeveria të ndërmarrë masa për të zbutur situatën e cila vjen per shkak të krizës me pandeminë dhe trendeve boterore të rritjes edhe të energjisë elektrike. Nga qeveria thonë se çmimi i energjisë elektrike për momentin është stabil, si rezultat i modelit të cilin po e aplikon. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
