Maqedoni
Dimitrov në forumin ekonomik në Beograd: Presim vendim konkret nga samiti i BE-së në Bërdo
04.10.2021 16:49
Samiti i Këshillit të BE-sëpritet që këtë të mërkurë të jep sinjalin e qartë për të ardhmen europiane te Ballanit Perendimor...

Samiti i Këshillit të BE-sëpritet që këtë të mërkurë të jep sinjalin e qartë për të ardhmen europiane te Ballanit Perendimor, me crast do te konfirmohet edhe kredibiliteti I vetë Unionit për BAllkanin.
Kështu u shpreh zv.kryeministri për eurointegrime, Dimitrov në forumin e Beogradit me temë: “Cka mund të pritet nga takimi I BE-së në Slloveni” ?! Ai kërkon qëSamiti të jep rezultat konkret dhe jo vetëm deklarativ, dhe më pas palët ti ndërmarrin obligimet dhe përgjegjësitë për të ecur përpara.
“Problemi ynëështë se edhe formulimi më I mirëi deklaratës nga samiti me të vërtetë nuk do të jetë I mjaftueshëm për ta kthyer shpresën dhe besimin në premtimin e së ardhmes evropiane, sidomos tek të rinjtë, nëse nuk ka sukses konkret sa më shpejt. Pres mesazhi prej Bërdos ti tejkaloj përpjekejt deklarative të Sofje dhe Zagrebit, më të cilat u riafirmua prespektiva evropiane”, u shpreh zv/kryeministri për eurointegrime Nikolla Dimitrov.
Aktivitete të shtuara para samitit të BE-së, Osmani filloi turin diplomatik
Në përpjekje për të rritur mundësitë për epilog pozitit tëSamitit, është vënë edhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani, I cili ka filluar turin diplomatic këtë javë. Nga diplomatët gjerman Hajko Mass dhe Mihael Rot Osmani kërkoi të vazhdojë dialogu I lartë politik si dhe të riafirmohet pozicioni gjerman në përkrahjen e fillimit të bisedimeve mes RMV-së dhe BE-së.
Kemi samit para nesh dhe mbështetja e partnerëve si Gjermania është e domosdoshme, para së gjithash edhe për kapërcimin e dallimeve me Bullgarinë në mënyrë që të zhbllokohet procesi, ka thënë Osmani.
Minsitri Osmani shfrtëyzoi rastin për ta dorëzuar dokumentin e parë të udhëtimit, të lëshuar nga sistemi I ri modern I instaluar në ambasadën e eGjermanisë.
Nga Gjermania Osmani vazhdon vizitën në Varshavë ndërsa të mërkurën I bashkohet delegacionit shtetëror pëe të marrë pjesë në samitin, BE-Ballkani Perendimor, në Bërdo të Kranjës.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
