Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE, tubime në Kumanovë e Shkup

04.10.2021 17:25

Kumanova do të jetë më në fund qytet I pastërt, me lidhje në gasifikim pa pagesë për familjet dhe bizneset...

Kumanova do të jetë më në fund qytet I pastërt, me lidhje në  gasifikim pa pagesë për familjet dhe bizneset, ndërsa do të ndërtohen 60 kilometra infrastruktur rrugore, parkigje disa katëshe dhe korsi për biçikleta, theksoi në tubim kandidati për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së Toni Mihajllovski.
 
Ai paralajmroi edhe menaxhim moderne me mbeturinat, cerdhe të reja, teatër modern shqiptar, riskonstrum të sallës sportive dhe stadiumit të qytetit. 
 
“Ndërtimi i elaboratit për burime alternative të ujit, për shkak të numrit të banorëve dhe nevojave për zhvillm të industrisë. Në Kumanov ka nevojë urgjente për gjetjen  e burimeve të reja me ujë që do të mundësojnë furnizim të vazhdueshëm me ujë”, u shpreh kandidati për kryetar të Kumanovës nga VMRO-DPMNE, Toni Mihajllovski. 
 
Koalicioni “ Ripërtëritja për Maqedoni” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-në, mbajti tubime edhe në SHkup. Kandidati për kryetar komune në Komunën e Karposhit, Oliver Zafirovski duke e prezentuar programin zgjedhor tha se nuk do të tolerohet betonizim, por do të punoj për regullimin e më shumë fushave të gjelbërta.
 
Ai premtoi shtëpi pleqësh, treg të gjelbërt 5 vend parkime ekologjike që do të mudnësojn 1000 vendparkime. Program I tij përfshin edhe revitalizimin e Sallës Partizan. 
 
“Prioritet për Karposhin tonë të jetë humanizmi e jo betonizimi, karposhi ka nevoj për ajër dhe ambient të pastërt që të munden fëmijët dhe të gjith ne të rritemi në një karposh evropian”, theksoi kandidati për kryetar në komunën e Karposhit nga VMRO-DPMNE, Oliver Zafirovski.  
 
Kandidati për kryetar në Kisellavod, Orce Georgievski, premton zgjidhje të problemit me furnizim me ujë dhe kanalizimit 70 hektarë parqe dhe gjelbërim, poliklinik të re në lagjen Rasadnik dhe më shumë se 3000 vende për parkim.  Do të behet edhe vlersimi I dy zonave të reja të teknologjisë ku përparësi për punësim do të kenë banorët e kësaj komune. 
 
“Premtoj dhe obligohem që për Rasadnikun do të shpallet konkurs ndërkombëtar, ku ju qytetarët do ti vendosni kushtet se si Rasadniku do të zhvillohet. Rasadniku do të jetë lagje e mundësive dhe gjelbërimit dhe jo lagje e 100 ndërtesave siç planifikon LSDM”, u shpreh kandidati për kryetar në Kisella Vodë nga VMRO-DPMNE, Orce Georgievski. 
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, shprehet se fitorja në këto zgjedhje do të hapë rrugën për formimin e qeveris së re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Ai kritikoi edhe pushtetit për siç thot Mickovski, premtimet e rejshme për ndërtimin e 600 kilometrave autostradë dhe investimet e kompanive gjigante si, Google, Facebook dhe Ikea.
 
Mickovski tha se shteti është future shumë në borxh ndërsa asgjë ska relizuar. VMRO-DPMNE obligohet që të antarësojë vendin në BE, t’u mundësoj qytetarëve standart jetësor më të mirë dhe t’u jep fund shpërnguljes së të rinjëve. 
 
“Unë jam i bindur se me 17 tetor do të kemi zgjidhje të lehta. Nr 7 për listën fituese. Jam i bindur se të gjithë bashkarisht do të zgjedhim rrugën e reformave, e projekteve, rrugë e ndryshimeve zhvillimit dhe adhmërisë. Kur ndëgjoj se si në tubime flasin ata të pushtet mendoj se ata kur thon ardhmëri e kanë fjalën për ngecje në të gjitha sferat”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski. 
 
Mickoski vlerson se  ka ardhur koha që qytetarët të thonë: Mjaft më. se ka ardhur koha e ndryshimit e që nënkupton ndryshimin e sistemit të vlerave që sundon tani dhe është burim i sjelljes së keqe të elitave politike. Është koha e ndryshimit të vetëdijes dhe ndjenjës së përgjegjësisë, ndryshimi i sistemit të funksionimit të shtetit vlerson kreiu I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
 
Sipas tij një të ardhme më të mirë mund të ndërtojnë vetëm kandidatët për kryetar dhe këshilltar komunal të VMRO-DPMNE-së.
 
Mickoski shtoi se programet e VMRO-DPMNE garantojnë më shumë se 14,835 projekte në fusha të ndryshme, garantojnë ndërtimin dhe rindërtimin e së paku 2.000 rrugëve në të gjithë Maqedoninë, ndërtimin dhe rindërtimin e 100 kopshteve dhe 150 shkollave, investime në mjedis dhe ndërtimin e 150  parqeve të reja, investime në 60 objekte kulturore, 90 salla të reja sportive, gazifikim dhe shumë më tepër punime konkrete. 
 
SANIJE DURAKU