Zgjedhjet Lokale 2021, KSHZ pranon edhe mbi 1.000 aparate “Fingerprint”

04.10.2021 17:44

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pranoi edhe mbi 100 terminale....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve,  pranoi edhe mbi 100 terminale për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve,  që për herë të parë do të përdoren në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Deri në fund të javës priten edhe pjesa e mbetur nga aparatet  e dakorduara. 

Tashmë ka filluar edhe mbushja e të dhënave për qytetarët dhe do të ketë edhe një cikël trajnimesh  shtesë për përdorimin e terminaleve. Për bordet zgjedhore është përgatitur edhe një udhëzues dhe video, për t’ua bërë më të qartë se si të punojnë me aparaturat.

KSHZ-së do t’i duhen rreth 200 IT inxhinierë në ditën e zgjedhjeve, për të ndihmuar komisionet zgjedhore në përdorimin e pajisjeve.

Në KSHZ janë në kohë edhe me afatet e tjera zgjedhore.  Janë dërguar për printim  Lista Zgjedhore që  duhet të nënshkruhet më së voni deri më 1 tetor, si dhe fletët e votimit.

Edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do të vlejnë të njejtat masa mbrojtëse anticovid. personat e izoluar do të mund  të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar nga stëpia, një ditë para zgjedhjeve, më 16 tetor, kur votojnë edhe  të sëmurët dhe personat që vuajnë dënimin me burg apo paraburgim.

Votimi, siç konfirmon KSHZ, do të fillojë në 7 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19 të mbrëmjes , ndryshe nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar, për të cilat votimi u zgjat me dy orë. (Merita Gashi, TVM2)