SHBA, miratohen shpenzimet, evitohet mbyllja e qeverisë
12.12.2014 11:47
Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan ka miratuar legjislacionin në vlerë prej 1,100 miliard dollarëve për financimin e agjencive qeveritare, duke e evituar mbylljen e qeverisë.....

Kjo masë u miratua mbrëmë vonë, me ç’rast “për” votuan 219 anëtarë, ndërsa “kundër” ishin 206. Presidenti Obama, kishte kërkuar nga ligjvënësit që ta mbështesin këtë legjislacion.
Me këtë u evitua ndalja e financimit, pasi afati i fundit ishte mbrëmë në mesnatë. Po ashtu, ligjvënësit e zgjatën afatin për 48 orë, në mënyrë që senati të ketë më tepër kohë për shqyrtimin e legjislacionit.
Lideri i demokratëve në senat, Harry Reid, tha se për këtë legjislacion do të debatohet sot.
