Fondet IPA dhe “Ballkani i hapur”, debate të ashpra në parlamentin shqiptar
Me diskutime të ashpra ka nisur punimet....

Me diskutime të ashpra ka nisur punimet Komisioni i Punëve të Jashtme, në kohën kur diskutohej për marrëveshjen për programin IPA me Maqedoninë e Veriut.
Menjëherë pasi kryenegociatori për integrimin Zef Mazi prezantoi përfitimet që Shqipëria do të ketë nga ky program, nënkryetari i komisionit, demokrati Tomorr Alizoti, i drejtoi këtë pyetje Mazit:
“Të ashpër ishin edhe deputetët Tritan Shehu e Kreshnik Çollaku, të cilët e quajtën “Open Ballkan” projekt të Beogradit. Ata kërkuan mbledhje me komisionin e jashtëm të Kosovës, për të kuptuar se pse Albin Kurti e kundërshton këtë nismë të Serbisë” – tha Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti.
“’Open Balkan’ është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosovës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet që ne të favorizojmë Serbinë” – tha Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku.
Zgjidhjen, ua sugjeroi kryetarja e Komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli.
Kryenegociatori u ndal edhe në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet. (Luljeta Ndoka, TVM2)
