Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PLD - DOM, prezentuan këshilltarët në Kërçovë

04.10.2021 18:40

PLD dhe DOM mbrëmë prezentuan listën e këshilltarëve në Kërcovë...

Premtuan se do jenë rojtarë të buxhetit të komunës. Gjithashtu se do punojë për zgjidhjen e  të gjitha problemeve.
 
“Ju premtoj se për herë të parë do të keni informacion të plotë dhe të saktë për punën e këshillit, për herë të parë do të alarmoheni për veprimet e dëmshme në Komunën e Kërçovës. U bëj thirrje qytetarve  , të gjithë bashkë të japim mesazhin se nuk duam dhe nuk do të lejojmë që fëmijët tanë të rriten në një vend që nuk kanë ku të shëtisin, ku të bëjnë sport, nuk kanë ku të argëtohen”, u shpreh bartësi i listës në Kërcovë nga LDP-DOOM, Igor Stojanoski.
 
“Këshilltarët janë “rojtarët” e komunës, ata duhet të ruajnë buxhetin dhe të kujdesën për qytetarët sepse janë parat e tyre dhe duhet të përdoren për të përmbushur nevojat e qytetarëve”, theksoi kryetarja e DOM, Maja Moracani.
 
“Të rinjët që kanë ide , meritojnë të mbështëten dhe të punojnë këtu , jo të largohen nga vendi i tyre. Ne bëmë një listë të njerëzve që nuk ishin anëtarë të partive politike, në radhë të parë kemi një biznesmen të suksesshëm Igor Stojanoski, i cili e kaloi tërë jetën në sektorin privat dhe nuk punoi në administratën publike, ai la gjithçka që krijoi në Kërçovë”, u shpreh kryetari i PLD-së, Goran Mileski.
 
Të vendosur për ndryshim" thonë se do ta përmirësojnë  cilësinë e jetës në komunat  ku garojnë. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU