Botë

Shqipëri, Covid-19: 207 raste të reja dhe 5 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

04.10.2021 19:43

Pesë viktima dhe 207 raste të reja janë regjistruar nga Covid-19, në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë e i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 119 raste, 13 në Lushnje, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.
 
Janë 8655 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
 
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.
 
Statistika (04 Tetor 2021): Raste të reja ditore 207; Të shëruar në 24 orë 498; Të shtruar në spitale 185; Humbje jete në 24 orë 5; Testime ditore 3067; Testime totale 1,216,793; Raste pozitive 172,001; Raste të shëruara 160,628; Raste Aktive 8655; Humbje jete 2,718
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3847; Durrës 906; Fier 733; Shkodër 654; Vlorë 543; Elbasan 474; Berat 370; Lezhë 335; Gjirokastër 233; Korçë 203; Kukës 185; Dibër 172.