Maqedoni
Parashikimi i motit
05.10.2021 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Gjatë orëve të paradites di të jetë freskët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës moti do jetë më i ngrohtë me diell me vranësira të vogla lokale në pjesët jugore dhe me erë të dobët jugore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej një deri në 10 gradë celcius, ndërsa ajo maksimalja prej 20 deri në 26 gradë celcius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm, me temperatura minimale deri në 6 gradë celcius, kurse maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme parashihet të ketë reshje të shiut.
