Maqedoni

Shkup, sanksionohen 196 shoferë, 40 për tejkalim të shpejtësisë

05.10.2021 09:22

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 gjoba. Prej tyre 40 janë për tejaklimin e shpejtësisë së lejuar, 14 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, shtatë për automjete teknikisht të dëmtuara dhe të paregjistruara. 13 masa u vendosën për përdorimin të telefonit celular, tetë për kalimin e një sinjali të mbyllur (dritë e kuqe), pesë vepra penale të kryera nga motoçiklistët, 72 për parkim të paligjshëm.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.