Maqedoni
Rritja e çmimit të energjisë alarmon Europën
05.10.2021 09:45
Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Evropian...

Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje të hënën që Bashkimi Evropian të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë.
Ministrat e BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar këtë çështje. Deri më tani Franca, Italia, Greqia dhe Spanja po planifikojnë të lehtësojnë pagesat për familjet në nevojë. Zyrtarët dhe disa ministra të BE-së theksojnë se rritja e çmimeve është e përkohshme.
Çështja e energjisë në BE lidhet edhe me debatet më të ndjeshme sa i takon varësisë nga gazi rus dhe si të vazhdohet me kalimin në energjinë e rinovueshme. Norma vjetore e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron u rrit në 3.4 për qind në shtator, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë. Hera e fundit që inflacioni ishte kaq i lartë ishte shtatori i vitit 2008.
