Maqedoni
Pendarovski në vizitë zyrtare në Greqi, e para e nivelit më të lartë në mes dy shteteve
05.10.2021 10:54
Presidenti Stevo Pendarovski fillon vizitën zyrtare dyditore në Greqi...

Presidenti, Stevo Pendarovski, fillon vizitën zyrtare dyditore në Greqi, e para e nivelit më të lartë në mes të dy shteteve. Presidenti do të realizoj takime me krerët shtetëror, do të pranohet nga homologia e tij greke si dhe do të takohet me kryeministrin grek.
“Gjatë një prononcimi paraprak, Pendarovski ka deklaruar se vizita ofron mundësi të reja komunikimi dhe bashkëpunimi për afrim më të madh të dy vendeve dhe dy popujve. Përmes kësaj vizite RMV tregon gatishmërinë e plotë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët, përforcimin e raporteve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, dhe për implementimin e mëtutjeshëm të Marrëveshjes së Prespës,” ka deklaruar presidenti Pendarovski. Pendarovski sqaron se asnjëherë deri më tani asnjë president i Maqedonisë së Veriut nuk e ka vizituar Greqinë, as ndonjë president grek nuk ka qenë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentit të shtetit thuhet se kjo është vizita e parë historike që po realizohet në nivelin më të lartë të dy shteteve”.
