Maqedoni

Biden: Mbështesim perspektivën europiane të Ballkanit

05.10.2021 11:04

Një ditë para mbajtjes se Samitit te BE-se ne Berdo te Sllovenise, presidenti amerikan Xho Bajden...

Një ditë para mbajtjes se Samitit të BE-së në Bëdo të Sllovenisë, presidenti amerikan, Xho Bajden, gjatë një bisede telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka shprehur mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen të mërkurën për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takim pritet të ritheksohet garancia e BE-së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

“Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në komunikatën e lëshuar para Samitit.

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa pritej organizimi i konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të këtij procesi, ndodhi bllokada nga pala  Bullgare, e cila pati pasojë ngecjen e procesit integrues të RMV-së .