Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Besa” prezantoi mbrëmë këshilltarët për Butelin
05.10.2021 11:55
Lëvizja “Besa”, mbrëmë në Butel prezantoi listën e këshilltarëve....

Lëvizja “Besa”, mbrëmë në Butel prezantoi listën e këshilltarëve. Premtuan se do të punojnë me përkushtim në të mirë të gjithëve e jo vetëm për përfitime individuale.
“Kjo parti është ardhmëria e familjeve tona. Apeloni te të gjithë të afërmit të anëtarësohen në lëvizjen Besa, sepse kjo lëvizje “Me ka krejt, do e lëvizë popullin, do e lëvizë të drejtën e do e bëjë shqiptarin të barabartë. Çdo moment ta dini se kjo do jetë ndryshimi i ardhmërisë.”,- tha bartësi i listës së këshilltarëve të Butelit- “Besa”, Lulzim Ismaili.
“Garancia për Butelin është Haxhi Muahmeti, garancia për Shutkën është Kadrushi, garancia për Shkupin është Sedati dhe të tjerët në listën e këshilltarëve. Duke pasur këtë histori të begatë në qeverisjen 1 vjeçare, ku pushteti aspak nuk na ka ndryshuar në sinqeritetin dhe qasjen ndaj popullatës, të jeni të sigurt se kjo qasje do vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale.”,- u shpreh shefi i Shtabit Zgjedhor - Lëvizja “Besa”, Arijanit Hoxha.
Kërkuan që në këto zgjedhje qytetarët të votojnë për politikën e së vërtetës dhe ndryshimit.
FLUTURA LATIFI
