Botë

Integrimi i Ballkanit në dorë të Francës, kërkohet reformimi i BE-së

05.10.2021 13:28

Në Slloveni po përgatitet samiti i 6 tetorit, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në Slloveni po përgatitet samiti i 6 tetorit, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
 
Liderët e BE-së pritet të pohojnë me shkrim se e mbështetin zgjerimin, por do e kushtëzojnë atë me reformat brenda vetë unionit.
 
Agjencitë e huaja citojnë diplomatë europianë që shprehen se ka ende skepticizëm te Franca dhe Holanda.
 
Këto dy vende e refuzojnë propozimin e Sllovenisë për integrimin e të gjithë rajonit në BE brenda vitit 2030, pasi nuk mjafton koha për reformat e kërkuara.
 
Sipas diplomatëve, Parisi ka rezerva për zgjerimin e shpejtë të Bashkimit Europian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi mund të ndërlikohej më tepër procesi i vendimmarrjes.
 
Nga ana tjetër, mbetet shqetësimi se vakuumet në rajon do të ftonin rivalët e Perëndimit, si Turqinë, Kinën e Rusinë.
 
Udhëheqësit e BE-së do të mbajnë të martën në mbrëmje një takim joformal në Bwrdo të Sllovenisë, ndërsa ditën e mërkurë do të diskutohet për perspektivën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
 
Beogradi dhe Podgorica i kanë hapur më parë negociatat për anëtarësim; Tirana dhe Shkupi janë në pritje të vendimit pozitiv nëse Bullgaria do të heqë dorë nga vetoja për Maqedoninë, ndërsa Kosova dhe Bosnja mbeten vende kandidate për t'u bërë pjesë e familjes europiane./Ora News