Oklahoma dhe Hjuston regjistruan fitoren ndaj Klivlendit gjegjësisht Sakramentos
Në basketbollin amerikan NBA mbrëmë janë zhvilluar vetëm dy takime ku fitoreve iu gëzuan skuadrat e Oklahomës dhe Hjustonit......

Serialin prej tetë fitoreve rishtazi Klivelendi e ka ndërprerë në transfertë te Oklahoma, ku u mposhtë me shifrat 103-94. Kavaliersat sfidën e filluan në mungesë të Lejbroun Xhejmsit I cili u ankua nga një lëndim në këmbën e majtë.
Tanderat këtë gjë e shfrytëzuan në maksimum, ku më ekfikas ishte Rasel Uestburk me 26 pikë, 7 kërcime dhe tetë asiste.
Nga ana tjetër me loëj të mirë u dallua Kajri Irving me 20 poena, përderisa Kevin Lav takimin e përmbylli me 18 pikë e 16 kërcime. Në sfidën tjetër Hjustoni pas lojës shtesë arriti të festojë ndaj Sakramento Kings me 113-109.
Trim i ndeshjes edhe kësaj radhe ishte basketbollisti i Roksetsave Xhejsm Harden i cili poentoi 44 pikë.
