Maqedoni
Kompanitë start-up, Bytiqi: Do t’i mbështesim me masa të reja
05.10.2021 15:19
Stimulim i Zhvillimit të ekosistemit Start-Up, përmirësim i kushteve të punës....

Stimulim i Zhvillimit të ekosistemit Start-Up, përmirësim i kushteve të punës, përmirësim i kushteve për qasje në financa janë masat e reja të qeverisë për mbështetjen e kompanive Start-up. Zëvendëskryeministri Bytyqi potencon se për kompani të suksesshme është e nevojshme një sinergji në mes gjithë faktorëve dhe padyshim përkrahje e vazhdueshme e qeverisë.
“Vendosëm bashkërisht se është e nevojshme të përmirësohet legjislacioni për zhvillimin e veprimtarisë inovative. Të krijohen instrumente shtesë të reja për të mbështetur start up që do të jenë në rrjedha me trendet globale. Ne duhet të jemi pjesë e zhvillimit global duhet të mendojmë se si duhet të rrisim konkurrencën e kompanive, si të ndjekin trendet globale. Të rrisin produktivitetin të stimulojmë kompanitë që të jenë më tërheqëse dhe më atraktiv për vendet e punës dhe start up kompanitë janë të tilla.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Pjesë e masave janë dhe lehtësimi për hyrjen e investitorëve të huaj, stimulime tatimore, digjitalizim të inovacionit dhe zhvillim teknologjik.
GAZMEND REXHEPI
