Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE me tubim në Strumicë e Radovish

05.10.2021 15:49

Ulje të çmimit të ujit dhe taksave komunale, bulevarde të reja, treg të ri të gjelbër dhe investime të huaja...

Ulje të çmimit të ujit dhe taksave komunale, bulevarde të reja, treg të ri të gjelbër dhe investime të huaja, janë vetëm disa nga premtimet, me të cilat kandidati për kryetar komune nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zhan Drvoshanov, e kërkoi votën e qytetarëve më 17 tetor. Ai u zotua se në 100 ditët e para të mandatit të tij, Strumicën do ta bëjë të pastër.
 
“Duke aplikuar projektin e quajtur “Mbeturinat kanë vlerë”, do të vendosim makina shitëse për riciklim në disa vende dhe në fund, në konsultim me qytetarët, ne do të shqyrtojmë mundësinë e krijimit të një deponie të veçantë për mbeturinat e ricikluara, e cila do të menaxhohet nga një kompani e veçantë që do të krijohet pas ristrukturimit të Ndërmarrjes Komunale”, tha Drvoshanov. 
 
Ai thotë se pushteti në Strumicë mund të mburret vetëm me fabrika në sjella në kohën e VMRO-DPMNE-së, pasi që deri më tani nuk ka as një investim të ri. Drevoshanov tha se programi i ekipit të tij për 4 vitet e ardhshme ka zgjidhje dhe ide të reja për një jetë më të mirë dhe moderne në Strumicë.
 
“Këtu jemi që të ofrojmë zgjidhje, ide të reja. Në ditët në vijim, ne po kërkojmë besimin tuaj për shkak të ndërtimit të infrastrukturës së re të bulevardit që do të lidhë qytetarët. Besimi për ndërtimin e një tregu modern të qytetit me mundësinë që Strumica të rimarrë pamjen e saj të njohur me produktet e saj cilësore. Strumica ka nevojë për angazhim për prodhimin bujqësor modern dhe të orientuar nga eksporti, oferta të reja për industritë, punësime të reja dhe një standard më të mirë për qytetarët, mundësi të reja për jetën kulturore dhe sportive.”,- tha kandidati për kryetar komune në Strumicë – VMRO-DPMNE, Zhan Drvoshanov.
 
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Strumicë para qytetarëve thotë se Strumica është bërë rob i lakmisë së Zaevit, pasi që për më shumë se një dekadë qyteti është rob i një familjeje dhe ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj situate. Mickoski theksoi se është e nevojshme në këto zgjedhje lokale të dalim masivisht me mbështetje dhe të mos lejojnë që LSDM të vazhdojë të abuzojë me mirësinë e qytetarëve. 
 
“Zgjidhja është shumë e lehtë. Këto zgjedhje janë vendimtare. Dilni në këto zgjedhje lokale dhe votoni, sepse ata do të mendojnë se po e drejtojnë vendin si duhet dhe do të vazhdojnë të abuzojnë me ju dhe mirësinë tuaj. Duke heshtur, ne të gjithë bëhemi bashkëpunëtorë në plaçkitjen e tyre të Maqedonisë. Ata duan që ju të qëndroni në shtëpi, ju tregoni qëndrueshmëri dhe dilni për të votuar. Vendimet e mëdha varen nga njerëzit. Këto janë momente për të qenë me zë më të lartë. Të gjithë bashkërisht do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
 
Gjatë tubimit në Radovish, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, lidhur me çmimet më të larta, tha se çmimet e rritura të produkteve bazë e shkurtojnë  buxhetin familjar të qytetarëve, dhe gjysmë milioni qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë. Çmimet e naftës, qumështit, miellit janë rritur, dhe kush e di se në cilën mënyrë është rritur çmimi i benzinës, dhe po vjen edhe ajo për çka paralajmëronte VMRO-DPMNE, rritja e çmimit të energjisë elektrike, ndërsa pagat nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat themelore të qytetarëve, ka thënë Mickoski. Ai pyeti banorët e Radovishit nëse janë të gatshëm t'u japin edhe katër vjet të njëjtëve njerëz të cilët tashmë dy herë kanë dështuar të gjitha pritjet, kanë bërë premtime të rreme dhe janë zhytur në fuqinë dhe arrogancën e tyre, në korrupsion gjatë lojës me jetën e qytetarëve, apo do të votojnë programin e VMRO-DPMNE-së që ofron projekte për jetë më të mirë për të gjithë. 
 
SANIJE DURAKU