Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASh-AAA mbajtën tubim në Vrapçisht

05.10.2021 16:13

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa prezantuan mbrëmë kandidatin e tyre për kryetar dhe Listën

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa prezantuan mbrëmë kandidatin e tyre për kryetar dhe Listën e Këshilltarëve për komunën e Vrapçishtës. Kandidati për kryetar në komunën e Vrapçihshtës, Isen Shabani, para të pranishmëve tha se në katër vitet e fundit në qeverisje me komunën, kanë realizuar projekte kapitale në vlerë mbi 12 milion euro edhe përkundur buxhetit të vogël që ka pasur komuna. Më këta rast u tha se në katër vitet e udhëheqjes së Komunës nga Shabani, nuk kanë munguar as investimet në sferën e kulturës tha Shabani. Është investuar në infrastrukturë, në renovimin e shkollave, ndërtimin e objektit të komunës  si dhe ndërtimin e Pallatit të Kulturës. Shabani tha se janë tha se janë kthyer tek populli dhe punojnë për popullin ndërsa popullit i mbetet të vendosë se kush do të udhëheq në katër vitet e ardhshme me komunën e Vrapçishtit.
 
“Ne kemi folur katër vite sonte kemi para qytetarëve veprat dhe punët tona të cilat i kemi bërë. Sonte nuk është koha që ne të flasim ,sonte është koha që ne të zgjedhim. Për katër vite ne kemi qenë dëshmitarë të punëve, projekteve dhe premtimeve që kanë qenë para nesh.”,- tha kandidati për kryetar të komunës së Vrapçishtit - ASH-AAA, Isen Shabani.
 
Krerët e Koalicionit Ziadin Sela dhe Afrim Gashi para të pranishmëve thanë se kandidati i tyre do të shënoje fitore të bindshme me 17 tetor. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se këto janë zgjedhje ku duhet zgjedhur jeta dhe jo migrimi jashtë vendit. Tha se me mijëra shqiptarë nuk e gëzojnë të drejtën të mësojnë në gjuhën amtare. Problemet lokale me kandidatin, Isen Shabani, janë në duar të sigurta, andaj kërkoi mbështetjen e popullit më 17 tetor.
 
“E marrim përgjigjen nga kjo prezencë e juaja,ndërsa më 17 tetor pastër, për njerëz të pastër,me nijet të pastër, për një ardhmëri të pastër rrethoni numrin 6, Koalicionin e pastër Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe kryetarin e pastër.”,- tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
 
Afrim Gashi nga Alternativa para të pranishmëve tha se Shabani ka realizuar shumë projekte për banorët e kësaj komune të cilat do ti vazhdojë edhe më tutje. Jemi për ta ndihmuar të mirën bashkë me ju,që ta vazhdojmë këtë storje të suksesit edhe për katër vite që e ka filluar kryetari Shabani.
 
“T’i gëzoni projektet që janë bërë deri më tani, por unë jam i bindur që ky vizion që ka Isen Shabani bashkë me ju do ta bëjë këtë komunë një prej komunave ku do të jetohet më së miri ndër komunat shqiptare në RMV.”,- u shpreh kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
 
Bartësi i listës së Këshilltarëve Emir Durmishi tha se në katër vitet e kaluara janë realizuar shumë projekte në të gjitha sferat. Tha se do të punojnë edhe më tutje për të avancuar komunën në të gjitha aspektet ndërsa shtyllat kryesore për një mandat të ardhshëm do të jenë, rinia, arsimi, ekonomia dhe ekologjia. Nga të pranishmit kërkoi mbështetje për Koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe për katër vitet e ardhshme.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI