Zgjedhjet lokale 2021, “E majta” prezanton projektet për komunën Qendër
Kandidati për kryetar të komunës Qendër....

Kandidati për kryetar të komunës Qendër nga radhët e partisë “ E Majta” , Andrea Jankov, premton se do të përmirësojë dukshëm kushtet dhe jetën e deritanishme të qytetarëve në këtë komunë.
Shprehet i bindur se këtë do ta bëjë me realizimin e programit të tij zgjedhor, i cili sipas tij është më i duhuri për zhvillimin e mëtejshëm të Qendrës.
Jankov parashikon rregulla të reja të miratimit të planeve urbanistike, kthimi dhe gjelbërimi i hapësirave publike në duart e banorëve, përfshirja e mendimit të tyre në vendimmarrje dhe punë 24/7 nga të gjithë funksionarët e ardhshëm të kësaj komune.
Gjithashtu premton edhe administratë komunale maksimalisht në shërbim të qytetarëve.
“Pas 30 vite qeverisje me komunën e Qendrës nga të dyja partitë politike, pamë se ata humbën kredibilitetin për të kërkuar sërish mbështetjen e banorëve për të udhëhequr përsëri me këtë komunë. Programi ynë po bazohet në kthimin dhe humanizimin e hapësirave publike në duart e banorëve të Qendrës dhe përafrimin e qytetarëve gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme për zhvillimin e kësaj komune. Si do ta bëjmë këtë? Do ta bëjmë këtë duke implementuar punë me dy turne në këtë komunë dhe me digjitalizimin e tërësishëm të shërbimeve komunale. Do të implementojmë dhe praktikojmë konkurse publike urbane, në vend të tenderave të deritanishme për miratimin e planeve urbanistike.”,- tha kandidati për kryetar të komunës Qendër – “E majta”, Andrea Jankov.
Përveç kësaj partia e “E majta” për komunën Qendër zotohet se do të realizojë edhe shumë projekte të tjera kapitale dhe infrastrukturore të cilët janë të rëndësishme për banorët e kësaj komune. Për punën e deritanishme të ish- kryetarëve parashikojnë revizione dhe hetime tha Jankov.
“Projektet kapitale tona përfshijnë zgjidhje përfundimtare të tregut të gjelbër, ndërtesë e re komunale ku në oborrin e saj do të ketë çerdhe dhe parkingje falas për banorët, qendra të reja kulturore, shtëpi për pensionistët, shtëpi për fëmijët me autizëm, qëndrim ditor për të moshuarit, hotel me qendër veterinarike për kafshatë si dhe do të japim fund me mbeturinat. Po ashtu do të themelojmë edhe një komision për revizione dhe hetime për udhëheqjen e deritanishme me komunë Qendër.”,- u shpreh kandidati për kryetar të komunës Qendër – “E majta”, Andrea Jankov.
Të gjithë kandidatët e partisë “E majta” të cilët garojnë në këto zgjedhje përbetohen se do të angazhohen për ndërprerjen e ndërtimeve jashtë planit detal urbanistik, se do t’i vendosin fund kaosit nëpër rrugë, se do të punojnë për të implementuar Agjendën e Gjelbër, duke ulur ndotjen e ajrit në vend, duke gazifikuar komunat dhe duke pyllëzuar malet e vendit tone dhe duke menaxhuar më mirë me mjetet financiare të komunës. (Rexhep Qamili, TVM2)
