Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Shilegov prezantoi projektet për çerdhet në Shkup

05.10.2021 17:14

Kandidati i LSDM-së për Shkupin, Petre Shilegov, premton subvencion të qëndrimit në çerdhe e ulje të pagesës mujore...

Kandidati i LSDM-së për Shkupin, Petre Shilegov, premton  subvencion të qëndrimit në çerdhe e ulje të pagesës mujore. 
 
“Së pari, do të subvencionojmë kujdesin ndaj fëmijëve në kopshtet publike duke mbuluar një maksimum prej 50 për qind të kostos mujore. Ne i inkurajojmë familjet të qëndrojnë në Shkup, të zhvillohen dhe të kenë arritje në jetë. Ne do ta  zvogëlojmë pagesën mesatare  aktuale prej 1,400 denarë për kopshtet e fëmijëve në Shkup në 700 denarë. Të gjithë nxënësit nga shkollat fillore shtetërore në qytet do të marrin deri në 50% ushqim më të lirë gjatë qëndrimit të tyre në shkollë. Prindërit do të jenë në gjendje të shpenzojnë deri në 200 euro në vit në buxhetin e familjes.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov.