Maqedoni
Covid-19: 17 viktima, 399 raste të reja në 24 orë
05.10.2021 18:07
17 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit...

17 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
8 nga Shkupi, 4 në Kumanovë dhe nga një në Ohër, Radovish Strumicë, Manastir dhe Gostivar.
16 prej tyre ndërruan jetë në spital një në shtëpi. Në mënyrë plotësuese janë edhe 4 viktima nga Termini im me datë vdekjeke nga 24 deri më 30 shtator.
Ndërkohë nga 3.337 testime të realizuara kanë rezultuar pozitivë 399 persona.
Janë regjistruar edhe 1.348 pacientë të shëruar. Në vend ka 10816 raste aktive.
