Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, koalicioni PLD DOM mbajti tribunë online
05.10.2021 18:44
Në tribunën që u mbajt online nga Lëvizja “Të vendosur për ndryshime”, banorët e Shkupit...

Në tribunën që u mbajt online nga Lëvizja “Të vendosur për ndryshime”, banorët e Shkupit diskutuan me kandidatin për kryetar dhe këshilltarët nga Koalicioni PLD DOM. Kandidatët paraqitën problemet reale të Shkupit dhe premtuan se bashkërisht do të gjendet zgjidhje për të njëjtat.
“Rrëmujën në komunikacion mund ta rregullojmë në atë mënyrë që ndoshta duhet të punojmë sa i përket edukimit të qytetarëve të shfrytëzojnë sa më shumë metoda alternative. E kam fjalën për përdorimin e biçikletave dhe skuterëve elektronik. Mendoj po ashtu se duhet të gjendet mënyrë që të ulet numri i veturave, që nuk janë konform standardeve që kërkohen për emisionin e gazrave, nënkuptohet standardeve evropiane, duhet të rregullohet edhe transporti publik i cili duhet të jetë i shpejtë dhe efektiv që njerëzit sa më shumë ta shfrytëzojnë të njëjtin.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit - PLD DOM, Arben Shaqiri.
“Duhet patjetër të flasim për gjërat që na pengojnë, nuk mundet të transitojnë edhe automjete ngarkuese në Qendër të Shkupit, përkundrazi Qendra duhet të jetë një shëtitore e gjerë për qytetarët. Duhet të bisedojmë fillimisht për vendosjen e regjimit të vozitjes siç realizohet në disa qytete të mëdha si Londra, ku nuk mundet të kaloj secili që nuk ka nevojë konkrete. Në Slloveni p.sh. tani më ka vetëm vetura eklektike dhe kjo është rregulluar me ligj. Në këtë mënyrë është rregulluar problemi me emisionin e dioksiodit të karbonit për 70 për qind. Këtë shembull duhet ta ndjekim edhe ne për një qytet të pastër.”,- u shpreh kandidati për kryetar të komunës Qendër – PLD DOM, Antonio Novotni.
Do të angazhohemi që shkupjanët të kenë ajër të pastër njëlloj si bashkëqytetarët në perëndim, theksuan nga Koalicioni PLD DOM.
FLUTURA LATIFI
