Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Program për të moshuarit dhe gratë

05.10.2021 19:02

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi se do të përkujdeset për të moshuarit...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Daniela Arsovska, premtoi se do të përkujdeset për të moshuarit pa mbështetje e për fuqizimin ekonomik të femrës.
 
“Në baza vullnetare, ne do t'u ofrojmë ndihmë të moshuarve direkt në shtëpitë e tyre. Ushqimet nga produktet bazë, kujdesi, blerja e ilaçeve, që  do të shpërndahen çdo javë në shtëpitë e tyre. Në secilën komunë do të hapet një qendër për viktimat e dhunës në familje dhe qyteti veçanërisht do t'i kushtohet vëmendje buxhetimit gjinor në mënyrë që të sigurojë kushte për fuqizimin ekonomik të grave. Shkupi duhet të jetë një qytet ku çdo qytetar do të respektohet”,- tha kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.