Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski: Rregullim të fasadave në Karposh

05.10.2021 19:20

Kandidati i GROM, për Karposhin, Stevçe Jakimovski, premton të rregullojë fasadat e ndërtesave të vjetra në Karposh...

Kandidati i GROM, për Karposhin, Stevçe Jakimovski, premton të rregullojë fasadat e ndërtesave të vjetra në Karposh.
 
“Na kanë mbetur edhe tetëdhjetë ndërtesa të ndërtuara para vitit 1990. Do të jetë përgjegjësi e qytetarëve të zëvendësojnë dritaret, kurse detyra jonë është të rindërtojmë fasadat, të instalojmë fasada të reja termike. Kjo ndërtesë në “Nikolla Teslë” nr. 18 do të jenë ndër fasadat e para të rindërtuara, dhe për këtë qëllim nga buxheti i komunës ne do të ndajmë rreth 12 milionë euro dhe kështu do të mbulojmë të gjitha detyrimet. Karposhi duhet të shkëlqejë, Karposhi duhet të ketë një veshje të re.”,- tha kandidati për komunën e Karposhit – GROM, Stevçe Jakimovski.