Botë

Shqipëri Covid-19: 7 humbje jete dhe 617 raste të reja në 24 orët e fundit

05.10.2021 19:56

Shtatë viktima dhe 617 raste të reja nga Covid-19 janë regjistruar, në 24 orët e fundit në vendin tonë...

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më I lartë I të infektuarvë është regjistruar në Tiranë me 207 raste, 53 në Shkodër, 33 në Fier, 28 në Lushnje, 25 në Elbasan, 22 në Durrës, nga18 raste në Sarandë, Krujë, 17 në Vlorë, nga 14 raste në Kukës, Kamëz, Vorë, 11 në Berat, nga 10 raste në Korçë, Patos, Dibër, nga 9 raste në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Dimal, Gramsh, nga 6 raste në Memaliaj, Lezhë, 5 në Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Shijak, nga 3 raste në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Selenicë, Mallakastër, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Mirditë, Rrogozhinë, Divjakë, Tepelenë, Devoll, Cerrik, nga 1 rast në Këlcyrë, Përmet, Dropull, Delvinë, Roskovec, Klos, Mat, Kavajë, Tropojë, Has.
 
Janë 8396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar.
 
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: 1 qytetare nga Kruja 41 vjeçe, 1 qytetar nga Durrësi 43 vjeç, 1 qytetare nga Kavaja 59 vjeçe, 1 qytetare nga Devolli, 62 vjeçe, 1 qytetar nga Lezha 79 vjeç dhe 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 78-88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
 
Janë shëruar 869 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 161,497 që nga fillimi i epidemisë.
 
Statistika (05 Tetor 2021): Raste të reja ditore 617; Të shëruar në 24 orë 869; Të shtruar në spitale 178; Humbje jete në 24 orë 7; Testime ditore 3507; Testime totale 1,220,300; Raste pozitive 172,618; Raste të shëruara 161,497; Raste Aktive 8396; Humbje jete 2,725.
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3713; Durrës 924; Fier 730; Shkodër 656; Vlorë 499; Elbasan 458; Lezhë 336; Berat 328; Gjirokastër 220; Kukës 189; Korçë 182; Dibër 161.