Maqedoni

Parashikimi i motit

06.10.2021 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me periudha me diell por më të ftohtë në krahasim me ditët e shkuara. Era do të fryjë në drejtim nga juglindja ndërsa gjatë fundit të ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 5 deri më 12 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrij nga 16 deri në 21 gradë Celsius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindore. Temperatura minimale do të bie në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme parashihet mot kryesisht i vranët, ditët do të jetnë kryesisht më të freskta, me reshje shiu. Në disa vende reshjet e shiut do të jenë më të shpeshta ku reshjet e shiut lokal do të jenë edhe mbi 30 l/m2 për 24 orë, ndërsa do të pason edhe erë e fortë. Temperaturat ditore gjithandej do të bienderi në 10 gradë Celsius.