Maqedoni

Në Shkup sanksionohen 186 shoferë, 40 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

06.10.2021 09:43

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit....

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të përforcuara të trafikut në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 186 gjoba, prej të cilave dyzet për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e një sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë gjoba për automjete në gjendje jo të rregulltë teknike dhe të paregjistruara.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dymbëdhjetë për rreshtim dhe tejkalim në mënyrë jo të rregulltë, katër kundërvajtje për shoferë të motoçikletave dhe gjashtëdhjetë e tre gjoba për automjete të parkuara në mënyrë të parregulltë.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.