Asgjësohen prodhimet e falsifikuara
Trupi Koordinues për Pronë Intelektuale ka asgjësuar prodhime piraterike dhe të falsifikuara, të cilat kanë hyrë në tregun e vendit në formë ilegale.....

Kreu i këtij trupi koordinues, Mitko Kostov, ka deklaruar se me vendim të qeverisë dy herë me radhë asgjësohen prodhimet e falsifikuara, të cilat pas kryerjes së procedurave gjyqësore, asgjësohen në ndërmarrjen publike “Drisla”.
“Trupi Koordinues, i cili është formuar nga Qeveria e RM-së, është përkushtuar fuqishëm drejt asgjësimit të piraterisë dhe falsifikimit të devijimeve të ndryshme ekonomike në RM-së dhe në pajtueshmëri me planin aksionar dhe programin operativ. Katër herë në javë kemi aksione të koordinuara, ku e kontrollojmë tregun e Maqedonisë. Sot kemi prodhime nga industria alkoolike, joalkoolike, tekstili, industria automobilistike, brendet e njohura si “Puma”, “Nike” dhe “Adidas”, barnat dhe e gjithë këtë e kemi sjellë këtu dhe në mënyrë transparente do të asgjësohen këtu. Disa do të asgjësohen këtu, disa në furrë do të digjen. E gjithë kjo të arrijë deri tek grupet të cilat merren me këto aktivitete, se institucionet me zgjuarsi i përcjellin dhe punojnë”- deklaroi Mitko Kostov nga Trupi Koordinues për Pronë Intelektuale.
Kostov, ka deklaruar se aksionet janë të zbatuara në drejtim të shkatërrimit të këtyre grupeve të organizuara, të cilat e importojnë mallin, i cili kryesisht vjen në formë transite përmes Turqisë, Greqisë dhe Bullgarisë, e më tej shkon në tregun evropian.
Sipas tij, lufta me pirateri nuk është problem vetëm i Maqedonisë, por edhe i të gjithë Botës. Të mëdha janë humbjet në ekonomitë ndërkombëtare dhe Maqedonia bën pjesë në ato humbje. (Mefail Ismaili, TVM2)
