Maqedoni
Mospranimi i dorëheqjeve, Gjorçev: Skandaloze, qeveria ska ndjenja
05.10.2021 20:02
VMRO – DPMNE ka reaguar ndaj mospranimit të dorëheqjeve nga kryeministri Zaev...

VMRO – DPMNE ka reaguar ndaj mospranimit të dorëheqjeve nga kryeministri Zaev të ministrit të shëndetësisë Filipçe dhe zëvendësit të tij Hasani. Anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE tha se qeveria nuk ka ndjenjë dhe mëshirë për 14 personat e djegur të gjallë në spitalin Kovid dhe 7,000 të vdekur nga Kovid. Arsyetimin për mospranimin e dorëheqjeve e cilësoi si skandaloz.
“Në vend të mirësjelljes dhe etikës, LSDM dhe BDI vendosën të shpëtojnë koalicionin. 14 persona u dogjën të gjallë në kioskën plastike të Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes. Katërmbëdhjetë familje janë në të zeza për shkak të papërgjegjshmërisë së tyre, për shkak të turpit të tyre, për shkak të atij përfitimi të tmerrshëm, vdekjeprurës. I nderuar opinion maqedonas, ata zgjodhën të bien së bashku. Dhe po, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe do të bien së bashku. Populli është i revoltuar, ky turp në Maqedoni do të marrë fund. Dhe ata që janë fajtorë do të mbajnë përgjegjësi.”, tha Vllatko Gjorçev.
