Maqedoni

MSH: 3,845 doza vaksine vetëm dje, 740.822 qytetarë të vaksinuar me dy doza

06.10.2021 10:36

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3,845 doza vaksine...

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3,845 doza vaksine, nga të cilat 958 janë aplikuar si doza e parë, 2,813 janë rivaksinuar dhe 74 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri dje, gjithsej 792.174 qytetarë janë vaksinuar, 740.822 kanë marrë dy doza, ndërsa 499 qytetarë kanë marrë tre doza.

 
“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”. “Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza është 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, kurse 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.