Maqedoni
Mospranimi i dorëheqjeve, Sela: Zaev tenton të shpëtojë Filipçen
06.10.2021 11:22
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, nga tubimi në Haraçinë, akuzoi kryeministrin Zaev...

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, nga tubimi në Haraçinë, akuzoi kryeministrin Zaev, se për tragjedinë në Tetovë, po tenton që fajin t’ua hedh stafit mjekësor, që të mbrojë funksionarët. Kërkon përgjegjësi nga Qeveria, Komuna dhe drejtoria e spitalit.
“Shumë janë elementet për të cilët deri sot prokuroria do të duhej të veprojë. Drejtori i cili 11 vite është ushtrues detyre. Kryetarja e komunës atje që nuk ka bërë pranim teknik të spitalit, dhe nuk ka dhënë akoma leje për objektin... Mungesa e mureve ndarëse të objekteve që do të ndalonte përhapjen e zjarrit. Mungesa e parave për fikjen e zjarrit dhe sot ata njerëz do të shpëtonin. Prezenca e familjarëve të pacientëve në ambientet e qendrës modulare, që ka ardhur si pasojë e mungesës së stafit mjekësor. Për djegien e 14 qytetarëve në Tetovë do të ketë përgjegjësi edhe përkundër tentimit për të fshehur të vërtetën.”,- deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
