Mbahet sot Samiti i Brdos në Slloveni, Michel do të takojë Zaevin dhe Radevin
Sot në Slloveni mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perendimor....

Sot në Slloveni mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perendimor. Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshirë dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Në prag të samitit të Brdo, presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel zhvilloi një takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Michel shkruan se pret që liderët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të arrijnë kompromisi për shmangien e pengesës së fundit për mbajtjes e konferencës së parë ndërqeveritare të Shkupit dhe Tiranës me BE-në.
“Dialogu është kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Diskutuam me presidentin bullgar, Roumen Radev, kryeministrin maqedonas Zaev, presidentin e KE dhe Janez Jansa mbi rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të mbetura bilaterale të hapura për t’i hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Michel.
