Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, Petrovska prezantoi projektet për Vodnon
06.10.2021 12:21
Kandidatja e pavarur për Shkupin, Ana Petrovska, premtoi zgjidhje për e kanalizimin...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Ana Petrovska, premtoi zgjidhje për e kanalizimin fekal dhe mbeturinat ndërtimore nga ndërtimet pa leje në Vodno.
“Këto ndërtime të egra janë ndërtuar në kufijtë e zonës së mbrojtur Vodno dhe të PDU-së. Një ndër ndikimet negative ekologjike është lëshimi i kanalizimit fekal direkt në kanalin për kullim në Vodno, që është ndërtuar për të parandaluar erozionin nga ujërat gjatë reshjeve intensive. Mbeturinat komunale edhe të rrezikshme nga këto ndërtime të egra, hidhen direkt në natyrë e askush nuk kontrollon apo sanksionon. Kjo duhet ndryshuar.”,- tha kandidatja për kryetare të Shkupit - L. Q “Qyteti i gjelbër human”, Ana Petrovska
