Maqedoni

Zgjedhjet lokale 202, PDSh mbajti tubim në Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit

06.10.2021 13:17

PDSH prezantoi mbrëmë para banorëve të Dobërdollit, programin zgjedhor për Vrapçishtit....

PDSh prezantoi mbrëmë para banorëve  të Dobërdollit, programin  zgjedhor për Vrapçishtit, që përfshin infrastrukturën, arsimin,  politikën sociale, rininë e kulturën. 
 
“Kemi vizion dhe projekte konkrete afatgjata. Do të përkujdesemi për përmirësimin e infrastrukturës rrugor, përmirësimin e mirëqenies sociale, përmirësimin e arsimit në shkolla me kuadro profesionale të përgatitura mirë. Në të gjitha vendbanimet ku mungojnë kanalizimi i rrjetit të ujësjellësit, do mundohemi t’i zgjidhim këto probleme.”,- deklaroi Irfan Sherifi - kandidat për kryetar të komunës së Vrapçishtit –PDSh.
 
“Buxheti i komunave ku jetojnë shqiptarë është shumë i vogël, për të pasur propozime të projekteve të mëdha kapitale. Për t’u rritur ky buxheti, duhet t’i jepni PDSh-së fuqi politike, që të mund të orientojmë për komunat pjesën e buxhetit të shtetit.”,- tha  kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
 
PDSh kërkon mbështetje për kandidatët e saj në çdo komunë ku garojnë. Thanë se  nëse marrin mbështetjen e qytetarëve, do të tregojnë se kandidatët e tyre janë të aftë të menaxhojnë buxhetin komunal për projekte në të mirë të qytetarëve.
 
LULZIM HAZIRI