Irak, nga një sulm me predhë është vrarë një person dhe 4 të tjerë janë plagosur

12.12.2014 16:35

Autoritetet irakiane njoftojnë se nga një sulm me predhë afër qytetit Qerbela, është vrarë një person dhe 4 të tjerë janë plagosur, derisa një numër rekord i pelegrinëve shiitë myslimanë janë mbledhur në këtë qytet të shenjtë për festën më të madhe vjetore religjioze të tyre....

Ministri i Mbrojtjes i Irakut, Khaled al-Obedi, ka bërë të ditur se më se 17 milion pelegrinë kanë ardhur në Qerbela për festën e “Arbainit”.

Festa e sivjetmë po shënohet, derisa disa territore të mëdha të Irakut janë nën kontrollin e militantëve të “Shtetit Islamik”, që është një grup ekstremist i myslimanëve sunitë, që konsideron se shiitët janë heretikë.