Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM mbajti tubime në aerodrom e Gazi Babë
06.10.2021 14:39
Karvani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Fillipovski.....

Karvani zgjedhor i LSDM-së “Më të mirën për komunën time” prezantoi kandidatin për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Fillipovski. Ky i fundit para banorëve të kësaj komune premtoi një sërë projektesh për zhvillim më të mirë, duke u përbetuar se në fokus do ta ketë urbanizimin, gjelbërimin e dyfishtë, riorganizimin e shërbimeve komunale dhe projekte të tjera infrastrukturore për të rinjtë.
“Do të tregojmë kujdesje maksimale për më të vegjlit ku do tu mundësojmë kushte më të mira për zhvillim dhe rritje në komunën tonë. Programi ynë po ashtu do të mbështet edhe të rinjtë, për këtë arsye ne do të ndërtojmë një Qendër të re për të rinjtë, ndërsa parashikojmë ndërtimin e dy pishinave të mbyllura dhe tre garazhe montuese.”,- tha kandidati për kryetar të Ajrodromit- LSDM, Aleksandar Filipovski.
Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës Borçe Gjorgjievski i cili garon për mandat të dytë, u premtoi banorëve të Stajkovcit se në mandatin e ardhshëm do të përfundojë sallën e re të sportit, se do të ndërtojë 4 çerdhe të reja, se do të pastrojë deponinë e egër Vardarishte dhe se do të zgjerojë hapësirat e gjelbra në këtë komunë.
“Me përkushtim të madh kemi punuar për çdo vendbanim në komunën e Gazi Babës dhe vazhdimisht i zgjidhnim problemet të cilët i kishim trashëguar. Këtu në Stajkovcë, përveç rezultateve të mëdha në arsim, arritën të ndërtojmë bashkësinë lokale e cila ishte shkatërruar gjatë vërshimeve të vitit 2016, ndërsa për siguri më të madhe së bashku me MPB-në, hapëm stacion e parë preventim këtu dhe në Singiliç.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Gazi Babë – LSDM, Borçe Gjorgjievski.
Edhe kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili po ashtu kërkon përkrahjen e qytetarëve për mandat të dytë, pas vizitës së Aerodrom dhe Gazi Babë, përmendi disa prej projekteve të realizuara deri tani dhe projekte tjera që janë në realizim e sipër në këto dy komuna.
“Ura e bulevardit “Asnom” i cili ishte premtuar nga paraardhësit e mi ju e shihni se po bëhet realitet. Për një muaj të gjithë së bashku do të lëvizim përmes urës së re të këtij bulevardi. Po ashtu jemi duke e përfunduar infrastrukturën sekondare të rrugëve brenda lagjes Keramidnicë të Avtokomandës, ndërsa deri në qershor e përfundojmë rekonstruimin e bulevardit “Asnom” i cili ka filluar të ndërtohet nga Saemi.”,- tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit - LSDM, Petre Shilegov.
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, u bëri thirrje qytetarëve që masovisht të votojnë kandidatët e këtij koalicioni që të mund t’i vazhdojnë investimet dhe projektet e rëndësishme për zhvillimin e komunave me mbështetjen e pushtetit qendror. Shprehet i bindur se kandidatët e përzgjedhur janë zgjidhje më e mirë dhe premtojë fitore të madhe. Përveç kësaj, Zaev paralajmëron mbështete për të rinjtë të cilët do të punësohen nga 1 janari.
“Prej 1 janari, pra për rreth 2 muaj e gjysmë prej tani shteti do t’i paguajë kontributet për çdo person të ri që do të fillojë të punojë, gjegjësisht ai i cili do të jetë i punësuari i ri. Projekti në fjalë premton mbështetje dhe përfshirje më të madhe të personave të ri në Aerodrom, Qytetin e Shkupit dhe në gjithë Maqedonisë së Veriut.”,- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev tha se gjatë katër vitet e fundit në nivel lokal janë realizuar mbi 7 mijë projekte, ndërsa për katër vitet e ardhshme paralajmërojnë edhe mijëra projekte të tjera. Koalicioni i LSDM-së në zgjedhjet lokale 2021 garon me gjithsej 69 kandidatë për kryetarë të komunave dhe me lista të këshilltarëve komunal në çdo komunë. Të gjithë janë përbetuar se do të punojë fuqishëm për të realizuar shtyllat e programit të tyre zgjedhor, të cilën përfshin vendosjen e sistemit të mirëfilltë të komunikimit mes qytetarëve me kryetarët e komunave. Se do të jenë pranë qytetarëve të tyre dhe se do t’i zgjidhin problemet e tyre në mënyrën sa më të shpejtë që është e mundur dhe njëherit tu përgjigjen në afatë 10 ditorë të gjitha iniciativave të qytetarëve.
REXHEP QAMILI
