Rritja në berzat botërore të energjisë, qeveria shqyrton mundësinë për masa
Qeveria e vendit po shqyrton mundësinë...

Qeveria e vendit po shqyrton mundësinë për masa shtesë pas paralajmërimit për rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike.
Në takimin e realizuar paraprak të përfaqësuesve të Odës Ekonomike me kryeministrin Zaev dhe kryetarin e Komisionit Rregullator të Energjisë Marko Bislimoski, është vendosur që OEM të sublimojë opinionin e kompanive, KRRE të sanksionojë më fuqishëm të gjithë furnizuesit të cilët në mënyrë të pajustifikueshme dhe joprofesionale anulojnë kontratat e lidhura me kompanitë, dhe Qeveria të gjejë një mënyrë për të ndihmuar kompanitë.
Konkluzat mes kompetentëve u konstatuan pas paralajmërimeve për një goditje të mundshme të çmimeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve të energjisë në tregjet botërore të aksioneve.
Të gjithë aktorët kanë një përgjegjësi të madhe për të menaxhuar situatën në nivelin më të lartë profesional dhe në përputhje me mendimin e autoriteteve botërore - se koha e energjisë së lirë po afrohet ngadalë, një fakt që të gjithë duhet ta pranojmë.
Nga Oda ekonomike theksojnë se çmimi i energjisë elektrike në shkëmbimin e energjisë në Budapest për 12 muajt e fundit është rritur nga 57 euro për megavat orë më 1 janar 2021, në 138 euro për megavat orë më 27 shtator 2021.
Ditë me parë edhe bujqit kanë paralajmëruar rritje të çmimit të produkteve të bukës deri në 50% por se shteti mund të ndikohet nëse merr masat e duhura për të zbutur ndikimin e goditjes së çmimit tek konsumatorët. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
