Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Integra” projektet për panelet fotovoltaike

06.10.2021 15:23

“Intregra” premton që çdo familje t’u mundësojë vendosjen e paneleve fotovoltaike....

“Intregra” premton që çdo familje t’u mundësojë vendosjen e paneleve fotovoltaike mbi çati ose në oborr për prodhim të energjisë. 

“Duhet t’ua mundësojmë  që çdo familje, e cila mund të ketë çati dhe oborr, të mund të vendos panele fotovoltaike deri në 50 KV dhe të fitojnë licencë dhe të jenë tregtarë të vegjël për energji elektrike. Në këtë mënyrë,  si anëtar shtesë i familjes, do të krijojnë një buxhet i cili do të jetë i barabartë me pagën mesatare në  Europë. Do të zvogëlohet presioni mbi gjeneratat e reja të cilët vazhdimisht kërkojnë pasaporta bullgare.”,- deklaroi kryetari i Partisë “Integra”, Lupço Ristovski.