Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, "E majta" mbajti tubim në komunën Karposh
06.10.2021 15:41
"E majta" mbrëmë ka prezantuar programin zgjedhor dhe kandidatin për kryetar në Komunën e Karposhit, Darko Ristovski...

"E majta" mbrëmë ka prezantuar programin zgjedhor dhe kandidatin për kryetar në Komunën e Karposhit, Darko Ristovski. Atë çka e bën "E majta" vjen nga populli dhe për popullin, porositi lideri i partisë Dimitar Apasiev. Sipas tij, kandidati i "së Majtës" për qytetin e Shkupit, Petar Gjeorgjievski - Kamikaza, është legjendë urbane, ndërsa kandidati për kryetar të Komunës së Karposhit, Darko Ristovski është harizmatik dhe person modern. Zgjedhjet lokale janë 15 herë më të rënda se ato deri më tani tha Apasiev, duke shtuar se presin mbi 60 këshilltarë komunal në nivel republikan. Tha se nga forca politike e së Majtës, partitë e tjera kanë filluar të frikësohen.
“E keni Darkon me të cilin njihemi disa vite dhe ishte i përkushtuar në ndërtimin e strukturës kur askush nuk besonte në "Të majtën", një person harizmatik dhe modern që do t’i japë dimension të ri jetës urbane dhe nga ana tjetër e keni Pero Kamikaza një legjendë urbane.”,- tha kryetari i Partisë "E majta", Dimitar Apasiev.
45 vite jetë i kalova në Komunën e Kaposhit, këtu mbarova arsimimin theksoi kandidati për kryetar të Shkupit, Gjeorgjievski. Theksoi se për të dhe kandidatin për kryetar të Komunës së Karposhit Darko Ristovski të rinjtë kanë përparësi. Paralajmëroi edhe nga një çerdhe të re në çdo komunë.
“Paratë do të jenë nga ato që i vodhën deri më tani, sepse gjysmën e ndërtuan ndërsa gjysmën tjetër e vodhën. Kur t’ia shtojmë ne atë pjesën e vjedhur, do të mund të bëjmë gjithçka dhe nuk do të na mungojë asnjë denar. Paratë do të jenë llogaridhënie para qytetarëve dhe do të dihet secili denarë se ku harxhohet, në këtë mënyrë do të arrijmë të realizojmë atë që premtova.”,- theksoi kandidati për kryetar të Shkupit – “E majta”, Petar Gjeorgjievski.
Nuk duhet qëndruar dëshmitar, pa folur për atë se çfarë po i ndodhë Maqedonisë dhe komunave, theksoi Ristovski. Ai para të pranishmëve premtoi punë të përkushtuar për gjelbërimin e komunës dhe kthimin e ndriçimit në Karposh. Ristovski kritikoi planin urbanistik në komunën e Karposhit. Tha se do ta ndërpresin praktikën e keq për të shitur tokë shtetërore për 1 euro metrin katror dhe se më nuk do të ketë shitje të tokës shtetërore, pa marrë parasysh për çfarë çmimi bëhet fjalë. Duhet të vihet fund betonizimit të pamasë dhe ndërtimit pa plan, që është në dëm të të gjithë qytetarëve, tha Ristovski.
“Do të hymë në rrënjët e problemit, ajo është brenda në administratën e komunave edhe në nivel qendror, përmes sjelljes së ligjeve të reja dhe do ta ndalin praktikën e keq katastrofale për të shitur tokë shtetërore.”,- theksoi kandidati për kryetar në komunën e Karposhit - “E majta”, Darko Ristovski.
Paralajmëroi digjitalizimin e Komunës ku qytetarët do të marrin dokumente pa pritur radhë në sportele. “E majta” në këto zgjedhje garon me 45 lista, nga të cilat 8 me kandidatë për kryetarë komunash.
FLORIJE BELULI KAMBERI
